• e diel, 22 dhjetor 2024

Borell: Duhet të sigurojmë mbështetje për Ukrainën në plan afatgjatë

Borell: Duhet të sigurojmë mbështetje për Ukrainën në plan afatgjatë

Bruksel, 14 nëntor 2023 (MIA) - Kemi bërë shumë për të mbështetur Ukrainën, por duhet të bëjmë ende më shumë dhe më shpejtë, sepse duhet ta kuptojmë se ndihma për vendin duhet të jetë në plan afatgjatë, deklaroi sot përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri pas mbledhjes së Këshillit për Punë të Jashtme në nivel të ministrave të mbrojtjes së vendeve anëtare të Unionit.

"Ministrat diskutuan për urgjencën e përforcimit të mbështetjes sonë ushtarake për Ukrainën dhe për nevojat urgjente të armatës ukrainase për mbrojtje nga agresioni rus. Kjo do të thotë mbrojtje kundërajrore, trajnim të pilotëve të F-16, pajisje dimërore, sepse është e qartë që lufta do të vazhdojë edhe gjatë dimrit, si dhe municion", theksoi Borell.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, ai theksoi se në suaza të stërvitjes së deritanishme të pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Ukrainës ka përfunduar stërvitja e mbi 30.000 ushtarëve ukrainas.

"Stërvitje e mirë do të thotë shpëtim i shumë jetëve dhe do të vazhdojmë me stërvitjen edhe të 10.000 ushtarëve në periudhën në vijim", tha Borell.

Ai theksoi se në takim është biseduar edhe për Kornizën e sigurisë kushtuar Ukrainës, që duhej të prezantohet në Samitin e BE-së në dhjetor, duke përkujtuar se rreth harmonizimit të përmbajtjes së saj delegacioni i Unionit në fillim të dhjetorit do të udhëtojë për në Kiev.

Përfaqësuesi i lartë theksoi se Unioni mbetet i përkushtuar në qëllimin për prodhimin e një milion pjesësh municione edhe pse ndoshta ajo duket shumë ambicioze, megjithatë nuk ka asnjë devijim nga ai dhe blloku do të vazhdojë me përpjekjet për realizimin e saj.

Në takim është biseduar edhe për Kapacitetin për sistemim të shpejtë të BE-së (RDC), qëllimi i së cilës është Unioni të ketë në dispozicion 50.000 ushtarë, të cilët janë të gatshëm për reagim të menjëhershëm në situata krize dhe funksionimi i plotë i të cilit pritet në vitin 2025. Ai përkujtoi se tashmë janë mbajtur stërvitjet e para të këtyre forcave në Spanjë dhe Gjermani, ndërsa për momentin punohet në pajisjen e shtabit të Kapacitetit në Bruksel.

Borell informon se në takim është miratuar edhe Plani për zhvillim të kapaciteteve (CDP) të Unionit për vitin 2023.

Sipas tij, prandaj ky Plan është ende më i rëndësishëm për të garantuar se armatat evropiane do të mund të përgjigjen në mjedisin e ri strategjik. sa/

Foto: EBS

 

QËNDRONI TË LIDHUR