• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Borell do të jetë nikoqir i takimit mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel më 14 shtator 

Borell do të jetë nikoqir i takimit mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel më 14 shtator 

Toledo, 31 gusht 2023 (MIA) - Shefi i diplomacisë evropiane, Zhozep Borel sot deklaroi më 14 shtator në Bruksel do të mbahet raundi i ri i dialogut të nivelit të lartë ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Më 14 shtator do të jem nikoqir i një takimi të ri në kuadër të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në nivel liderësh, në të cilin do të kërkojmë zgjidhje për situatën aktuale”, deklaroi Borll në Toledo. Ai shtoi se në takimin joformal të ministrit të Punëve të Jashtme të BE-së në Toledo është diskutuar për zgjerimin e Bashkimit Evropian.

Borel shtoi se ministrat ranë dakord me propozimin e presidencës spanjolle me BE-në për të mbajtur muajin e ardhshëm një takim ministror për vendet e Ballkanit Perëndimor. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR