• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Borell: BE-ja bën thirrje për armëpushim ndërmjet Izraelit dhe Hamasit

Borell: BE-ja bën thirrje për armëpushim ndërmjet Izraelit dhe Hamasit

Bruksel, 13 nëntor 2023 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe Siguri, Zhozep Borrell pas takimit të Këshillit të BE-së deklaroi se vendet anëtare kërkojnë armëpushim të menjëhhershëm ndërmjet Hamasit dhe Izraelit dhe hapje të korridoreve humanitare.

Ai në konferencën për shtyp pas takimit me shefat e diplomacive të BE-së tha se nuk është e re që vendet anëtare të dakordohen për thirrje të përbashkët për armëpushim por që punohet për përcaktimin e armëpushimit në veprimet luftarake.

"Konflikti në Ukrainë mbetet prioritet. Do të vazhdojmë ta mbështesim Ukrainën në luftën e saj kundër pushtimit rus", tha Borrell.

Borrell shtoi se në takim është biseduar për pako të re të sanksioneve kundër Rusisë, të cilat do të përfshijnë ndalesë të importit të diamanteve ruse, sanksione të reja për bankat dhe individët.

Këshilli i Ministrave të Jashtëm diskutoi gjithashtu për forcimin e bashkëpunimit me Armeninë dhe mbështetjen e autoriteteve të saj të zgjedhura në mënyrë demokratike, qëndrueshmërinë e saj, sigurinë dhe vazhdimin e reformave në vend, informoi përfaqësuesi i lartë i BE-së. sa/

foto: X skrinshot

QËNDRONI TË LIDHUR