• e hënë, 23 dhjetor 2024

Borell: BE nuk do ta ndalojë importimin e energjisë nga Rusia

Borell: BE nuk do ta ndalojë importimin e energjisë nga Rusia

Bruksel, 8 mars 2022 (MIA) – Bashkimi Evropian nuk do ta ndalojë importimin e energjisë nga Rusia, deklaroi për AL Xhazirën përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Zhozep Borell.

Siç transmetoi Bgnes, ai deklaratën e dha pas paralajmërimit të Uashingtonit për sanksione të reja kundër Moskës duke e përfshirë edhe ndalesën e importimit të energjensave.

 "Nuk do ta ndalojmë importimin e energjisë ruse. Nuk e ndjekim Bajdenin për këtë çështje", tha Borell.

Ai shtoi se BE "vazhdimisht" kërkon burime alternative të gazit pasi është e bindur se e ka "një partner ku mund të mbështetet".

Borell gjithashtu tha se anëtarësimi i Ukrainës në BE është i mundur, por nuk do të ndodhë brenda natës.

Ai potencoi se Ukraina nuk paraqet kanosje për Rusinë, ndërsa BE-ja "nuk do ta shtyjë Kievin në luftë me Moskën".

QËNDRONI TË LIDHUR