Boreli i prezantoi tre prioritetet e BE-së për Lindjen e Afërt
- - Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borel i prezantoi tre prioritetet e Bashkimit Evropian për Lindjen e Afërt, në mesin e të cilave është parandalimi i përhapjes së konfliktit izraelit - palestinez, dhënia fund e situatës katastrofale në Rripin e Gazës dhe lirimi i pengjeve dhe zbatimi i zgjidhjes për dy shtete.
- Post By Fitore Curri
- 18:33, 16 janar, 2024
Bruksel, 16 janar 2024 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borel i prezantoi tre prioritetet e Bashkimit Evropian për Lindjen e Afërt, në mesin e të cilave është parandalimi i përhapjes së konfliktit izraelit - palestinez, dhënia fund e situatës katastrofale në Rripin e Gazës dhe lirimi i pengjeve dhe zbatimi i zgjidhjes për dy shtete.
"Në kontekstin e tanishëm, ekzistojnë tre prioritete. I pari është që me çdo kusht të parandalohet përhapja e konfliktit izraelit- palestinez në Liban. I dyti është që të zbutet situata katastrofale në Gazë, ndërsa njëkohësisht të vazhdohen bisedimet serioze për lirimin e pengjeve izraelite. I treti është që të hapet rruga për zgjidhje të konfliktit izraelit - palestinez, duke filluar nga ndalimi i dhunës ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor. Edhe pse këto tri çështje dukshëm kanë dinamikën e tyre, në realitet ato janë ndërthurur plotësisht", shkroi Boreli në një tekst autorial për gazetën franceze Mond.
Ai shtoi se para pak kohësh është kthyer nga Lindja e Afërt "i shqetësuar nga serioziteti i situatës, por më i vendosur se kurrë që ta dëgjojë zërin e baraspeshës, arsyes dhe realizmit sepse edhe pse problemet janë të ndërlikuara dhe me ndikim të gjerë, lufta është e pashmangshme vetëm për ata që kanë interes politik që ta mbajnë atë". fc/
Fotografia: EPA