• e diel, 22 dhjetor 2024

Borel: Situata në Liban dita ditës po përkeqësohet, nevojitet armëpushim i menjëhershëm

Borel: Situata në Liban dita ditës po përkeqësohet, nevojitet armëpushim i menjëhershëm

Strazburg, 8 tetor 2024 (MIA) - Situata në Liban dita ditës po përkeqësohet, deklaroi sot në Parlamentin Evropan shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Xhozef Borel dhe theksoi se duhet sa më shpejtë të arrihet armëpushim në konfliktin e udhëhequr nga Izraeli dhe Hezbollahu në këtë vend.

Borel ka thënë se rreth 20 për qind e popullatës libaneze është detyruar të zhvendoset, transmetojnë mediat britanike.

Qeveria e përkohshme teknike libaneze sot njoftoi se të paktën 1,3 milionë qytetarë të këtij vendi, që është më shumë se një e pesta e popullatës së përgjithshme, i kanë braktisur shtëpitë e tyre për shkak të sulmeve ajrore të përforcuara izraelite.

Gjatë vitit të kaluar, dhjetëra mijë persona u detyruan të largohen nga Libani jugor dhe Izraeli verior, për shkak të luftërave të vazhdueshme ndërmjet Izraelit, Hezbollahut dhe forcave tjera antiizraelite. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR