• e hënë, 23 dhjetor 2024

Borel: Rusia do të përgjigjet për krimet e luftës në Ukrainë

Borel: Rusia do të përgjigjet për krimet e luftës në Ukrainë

 Bruksel, 3 janar 2024 (MIA) -  Shefi i diplomacisë evropiane, Zhosep Borel, deklaroi se Rusia, e cila ka drejtuar granatimet masive të popullatës civile dhe infrastrukturës civile në Ukrainë, do të jetë përgjegjëse për këto krime lufte.

"Rusia e filloi vitin e ri duke gjuajtur mbi njëqind raketa dhe dronë ndaj Kievit, Harkovit dhe qyteteve të tjera të Ukrainës, duke synuar civilët, duke shkatërruar zonat e banuara dhe infrastrukturën. Rusia do të thirret në përgjegjëse për krimet e saj të luftës", ka shkruar Boreli në platformën "X". 

 Diplomati i parë evropian konfirmoi edhe një herë se Bashkimi Evropian do të qëndrojë në anën e Ukrainës.

 Rusia dje filloi një sulm masiv ajror në Kiev dhe Harkov. Në sulmin rus humbën jetën pesë persona,  130 u plagosën, ndërsa më shumë se 250 ndërtesa civile u dëmtuan.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR