• e hënë, 23 dhjetor 2024

Borel: Pranimi i propozimit të Kuintit është mënyra e vetme për dalje nga kriza mes Serbisë dhe Kosovës

Borel: Pranimi i propozimit të Kuintit është mënyra e vetme për dalje nga kriza mes Serbisë dhe Kosovës

Bruksel, 23 janar 2023 (MIA) - Shefi i diplomacisë evropiane, Zhozep Borel, sot në Bruksel deklaroi se pranim i propozimeve të paraqitura nga përfaqësuesit e "pesëshes së madhe" në Beograd dhe Prishtinë është "mënyra e vetme për t'i vënë fund ciklit të krizave në rajon".

"Me këtë rast theksojmë se arritja e përparimit sipas propozimit të ri do të sjellë përmirësime të dukshme për të dyja palët. Besoj se kjo është mënyra e vetme për t'i vënë fund ciklit të krizave për të cilat ishim dëshmitarë kohëve të fundit dhe se dukshëm do t'i ulë rreziqet nga tensionet dhe eskalimet e reja. Presim përkushtim serioz dhe gatishmëri për përfshirjen konstruktive të të dy palëve në këtë proces në mënyrë që ky propozim të mund të përparojë", deklaroi Borel pas mbledhjes së Këshillit të ministrave të punëve të jashtme të BE-së.

Ai shtoi se i ka informuar shefat e diplomacive të vendeve nga BE-ja për rezultatet nga bisedimet e përfaqësuesve të BE-së, Parisit, Berlinit, Romës dhe Uashingtonit me presidentin e Serbisë, , Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR