Borel paralajmëron përhapjen e shpejtë të paralizës së fëmijëve në Rripin e Gazës
- Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Zhozep Borel, paralajmëroi sot për përhapjen e shpejtë të paralizës së fëmijëve në Rripin e Gazës, duke theksuar nevojën për një armëpushim për t'u lejuar fëmijëve të vaksinohen kundër sëmundjes.
Bruksel, 27 gusht 2024 (MIA) – Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Zhozep Borel, paralajmëroi sot për përhapjen e shpejtë të paralizës së fëmijëve në Rripin e Gazës, duke theksuar nevojën për një armëpushim për t'u lejuar fëmijëve të vaksinohen kundër sëmundjes.
"Përhapja e shpejtë e paralizës së fëmijëve kërcënon fëmijët e Gazës, tashmë të dobësuar nga zhvendosja, privimi dhe kequshqyerja", publikoi Borell në Iks.
Тој повика на итен тридневен прекин на огнот, независно од пошироките преговори, за да им се овозможи на Светска здравствена организација и УНИЦЕФ да спроведат вакцинација.
Më 16 gusht, Ministria e Shëndetësisë e Gazës njoftoi rastin e parë të konfirmuar të paralizës së fëmijëve në Rripin e Gazës në 25 vitet e kaluara. E sëmurë është një foshnje dhjetë muajshe e cila nuk ka marrë asnjë dozë nga vaksina kundër paralizës së fëmijëve.
Sëmundja prek kryesisht fëmijët nën moshën pesë vjeç, ndërsa një në 200 infeksione çon në paralizë të pakthyeshme. Sipas OBSH-së, pesë deri në dhjetë për qind e njerëzve të paralizuar vdesin për shkak të mosfunksionimit të muskujve të tyre të frymëmarrjes. ls/
Foto: EPA