• e diel, 22 dhjetor 2024

Borel për vizitë dyditore në Ukrainë

Borel për vizitë dyditore në Ukrainë

Bruksel, 6 shkurt 2024 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borel sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë në Ukrainë, kumtoi Shërbimi evropian i punëve të jashtme.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, është paraparë që Boreli të takohet me presidentin ukrainas, Vollodimir Zelenski, kryeministrin Denis Shmihal dhe ministrat e Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes, Dmitro Kuleba dhe Rustem Umerov, si dhe të mbajë fjalim edhe para deputetëve në Radën Supreme.

Borel, po ashtu, do ta vizitojë edhe Misionin këshilldhënës të BE-së për reforma në sektorin civil të sigurisë së Ukrainës.

Vizita e Borelit në Kiev vijon pasi natën e kaluar Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Evropian kanë arritur marrëveshje të përkohshme për propozimin e Komisionit Evropian për krijimin e Mekanizmit të ri të vetëm për përkrahje për rikuperim, rikonstruim dhe modernizim të Ukrainës, me buxhet të përgjithshëm prej 50 miliardë eurove, përmes të cilit do të përkrahen edhe përpjekjet e vendit për zbatimin e reformave, si pjesë e rrugës integruese drejt BE-së. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR