• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Borel dhe Shuica: Duhet të punojmë në përforcimin e demokracive dhe shtypjen e përpjekjeve për shkatërrimin e tyre

Borel dhe Shuica: Duhet të punojmë në përforcimin e demokracive dhe shtypjen e përpjekjeve për shkatërrimin e tyre

Bruksel, 15 shtator 2024 (MIA) - Bashkimi Evropian mbetet i fortë në përpjekjen ta përforcojë dhe mbrojë demokracinë brenda dhe jashtë kufijve të tij, thuhet në deklaratën e përbashkët të përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Zhozep Borell dhe kryetares së Komisionit Evropian për Demokraci dhe Demografi Dubravska Shuica me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë - 15 shtatori.

Ata theksojnë se gjatë këtij viti 2024 pothuajse gjysma e banorëve të Tokës në mbi 70 shtete kishin ose do të kenë mundësi të zgjedhin përfaqësuesit e tyre, duke konfirmuar me atë përkushtimin e tyre të demokracisë, shpesh herë edhe në rrethana sfiduese, pa dallim nëse janë kandidatë ose votues.

"Bashkimi Evropian mirëpret ata që e mbrojnë demokracinë, shpesh herë të ekspozuar në rrezik të madh personal. Mbajtja e demokracisë është kyçe për ruajtjen dhe përparimin e dinjitetit të çdo qytetari, si dhe për nxitjen e të drejtës sociale, zhvillimit dhe paqes gjithëpërfshirëse", citohet në mesazh.

Borel dhe Shuica theksojnë se në rajone të ndryshme të botës njerëzit përballen me kërcënime dhe përpjekje për minim të proceseve demokratike, integritetin e zgjedhjeve dhe themelet e demokracisë përmes dhunës politike, manipulimeve zgjedhore, mashtrimeve, keqpërdorimit të burimeve shtetërore, përhapjes së dezinformatave ose përzierjes së huaj.

"Me vendosjen e misioneve të monitorimit të zgjedhjeve dhe instrumenteve të tjera të mbështetjes së demokracisë, BE-ja punon për të identifikuar, penguar dhe nxjerrë rekomandime, në mënyrë që të mundësojë dhe inkurajojë pjesëmarrjen aktive në zgjedhje. Kjo nuk është vetëm një detyrë njëditore: angazhimi i Bashkimit Evropian shtrihet përtej zgjedhjeve. BE-ja mbështet parimet demokratike të pjesëmarrjes, barazisë, llogaridhënies dhe transparencës, me fokus në përfshirjen e grave, fëmijëve dhe të rinjve në jetën publike", thanë Borel dhe Shuica.

Ata theksojnë se BE-ja mbështet sektorin civil dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut, lufton korrupsionin, përpiqet të përmirësojë sundimin e ligjit dhe mbështet mediat e pavarura, sigurinë e gazetarëve dhe luftën kundër dezinformimit, duke promovuar një transformim të drejtë digjital.

"Këto janë pjesë e vlerave bazë që na përcaktojnë. Dekada e fundit ka treguar se demokracia është e brishtë dhe kërkon vigjilencë të vazhdueshme. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë për të forcuar qëndrueshmërinë e demokracive tona dhe për të shtypur të gjitha përpjekjet për t'i shkatërruar ato, brenda dhe jashtë BE-së. Në këtë Ditë Ndërkombëtare të Demokracisë, ne rikonfirmojmë mbështetjen tonë për të gjithë ata që mbrojnë vlerat demokratike dhe të drejtat universale dhe theksojnë përgjegjësinë kolektive për të ndërtuar shoqëri elastike, gjithëpërfshirëse për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm", theksojnë Borell dhe Shuica në një deklaratë të përbashkët me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë – 15 Shtator. sa/

Foto: BE

QËNDRONI TË LIDHUR