• e diel, 22 dhjetor 2024

Borel: BE-ja e përshëndet Rezolutën e KS të KB-së për dënim të sulmeve të Huthëve ndaj anijeve në Detin e Kuq

Borel: BE-ja e përshëndet Rezolutën e KS të KB-së për dënim të sulmeve të Huthëve ndaj anijeve në Detin e Kuq

Bruksel, 13 janar 2024 (MIA) - Ruajtja e lirisë së lundrimit në Detin e Kuq është me rëndësi vitale për rrjedhën e lirë të tregtisë globale dhe sigurisë rajonale, bën të ditur përfaqësuesi i lartë i BE-së në deklaratën me shkrim me rastin e miratimit të Rezolutës 2722 të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara me të cilën, siç thotë, "ashpër dënohen sulmet e Huthëve ndaj anijeve në Detin e Kuq".

Siç bëri të ditur mbrëmë vonë Shërbimi Evropian i Punëve të Jashtme (ЕЕАС), Boreli në deklaratë thekson se me Rezolutën kujtohet se shtetet kanë të drejtë t'i mbrojnë anijet e tyre nga këto sulme në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. 

"BE-ja e përsërit kërkesën e Këshillit të Sigurisë së KB-së që menjëherë të ndërpriten këto sulme, të cilat e pengojnë tregtinë globale dhe i minojnë të drejtat e navigimit, si dhe paqen dhe sigurinë rajonale", bën të ditur Boreli. 

Ai në deklaratë potencon se BE-ja kërkon që Huthët të përmbahen që të shmanget përshkallëzim i mëtutjeshëm i situatës në Detin e Kuq dhe në rajonin më të gjerë. 

"Në këtë kontekst, BE-ja e përkujton detyrimin e të gjithë shteteve që ta respektojnë embargon për armë sipas Rezolutës  2216 (2015) të Këshillit të Sigurisë së KB-së. BE-ja do të vazhdojë të kontribuojë për stabilitetin rajonal", shton Boreli në deklaratën me shkrim. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR