• e diel, 27 tetor 2024

Bolsonaro nesër do të paraqitet para Gjykatës supreme të Brazilit

Bolsonaro nesër do të paraqitet para Gjykatës supreme të Brazilit

Brazili, 21 qershor 2023 (MIA) - Ish-presidenti i Brazilit, Zhair Bolsonaro nesër do të paraqitet para Gjykatës supreme në Brazili.

Ai akuzohet se e ka keqpërdorur pozitën e vet kur ka ftuar ambasadorë të huaj në Brazil dhe ka paraqitur pohime të pabaza për kërcënime për sistemin votues.

Nëse Bolsonaro e humbë rastin para Gjykatës supreme, mund t'i ndalohet aktiviteti politik dhe kandidimi për funksion politik deri në vitin 2030.

Kundër Bolsonaros janë ngritur disa hetime penale, të cilat mund të prëfundojnë me procedura gjyqësore dhe shqiptim të dënimit me burg.

Avokati i Bolsonaros tha se nëse gjykata e shpallë klientin e tij fajtor, do të pasojë ankesa dhe shtoi se dëshmitë kundër ish-presidentit janë "të dobëta". ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR