Bolsonaro lëshohet nga kujdesi intensiv pas operacionit
- Ish presidenti brazilian Zhair Bolsonaro është lëshuar nga kujdesi intensiv pas operacionit në stomak dhe është në gjendje të qëndrueshme, njofton klinika në kryeqytetin brazilian ku ai po trajtohet.
- Post By Qefsere Abduli
- 08:52, 2 maj, 2025
Brazilia, 2 maj 2025 (MIA) - Ish presidenti brazilian Zhair Bolsonaro është lëshuar nga kujdesi intensiv pas operacionit në stomak dhe është në gjendje të qëndrueshme, njofton klinika në kryeqytetin brazilian ku ai po trajtohet.
Bolsonaro ishte operuar nga gjendja e rëndë në stomak më 13 prill. Ai iu nënshtrua një operacioni 12-orësh për shkak të bllokimit në zorrë që lidhej me sulmin me thikë ndaj tij në vitin 2018 gjatë fushatës zgjedhore.
Ende nuk ka datë për lëshimin e tij nga spitali.
Bolsonaro është në gjyq nga Gjykata e Lartë për përpjekje të dyshuar për grushtshtet që ai planifikoi për të parandaluar pasardhësin e tij, Luiz Inasio Lula da Silva ta marrë pushtetin. Nëse dënohet, ai mund të përballet me dënim me burg deri 40 vjet.
Gjithashtu, ish presidenti tjetër i Brazilit, Fernando Kolor de Melo i cili ka kryer funksionin që nga viti 1990 deri në viti 1992, do ta vuaj dënimin e tij për korrupsion nën arrest shtëpiak për shkak të problemeve shëndetësore.
Ai ishte presidenti i parë i Brazilit i zgjedhur drejtpërdrejtë që nga fundi i diktaturës. Ai ishte dënuar me nëntë vite burg për pranim të ryshfetit, ndërsa ishte senator. Ish presidenti po vuante dënimin në një burg në Masejo, por për shkak se vuante nga sëmundja e Parkinsonit, ai u la më pas në arrest shtëpiak. qa/
Foto: arkivi i MIA-s