Bolsonaro dënohet me 27 vjet burg për tentativën për grusht shteti
- Këshilli Gjyqësor i Gjykatës së Lartë të Brazilit mbrëmë dënoi ish presidentin Zhair Bolsonaro me 27 vjet e tre muaj burg për komplot për grusht shteti që të mbetet në pushtet pas mposhtjes në zgjedhjet e vitit 2022.
- Post By Sara Ademi
- 07:44, 12 shtator, 2025
Brazilia, 12 shtator 2025 (MIA) - Këshilli Gjyqësor i Gjykatës së Lartë të Brazilit mbrëmë dënoi ish presidentin Zhair Bolsonaro me 27 vjet e tre muaj burg për komplot për grusht shteti që të mbetet në pushtet pas mposhtjes në zgjedhjet e vitit 2022.
Shumica e gjyqtarëve në Gjykatën Supreme, tre nga pesë, gjykuan se 70-të vjeçari Bolsonaro ka udhëhequr komplotin kundër rivalit të tij të majtë Luiz Inasio Lula da Silva.
Sipas gjykimit, edhe pse komploti nuk arriti të sigurojë mbështetje të mjaftueshme ushtarake, ai kulminoi me pushtimin e dhunshëm të mbështetësve të Bolsonaros në ndërtesat qeveritare më 8 janar të vitit 2023.
Gjyqtarja Karmen Lusia e dha votën vendimtare, duke shpallur Bosonaron fajtor për të gjitha pesë pikat e aktakuzës, duke përshirë tentativën për grusht shteti dhe udhëheqjen e një organizate të armatosur kriminale. sa/
foto: EPA