• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bojçenko: Mariupoli është në prag të katastrofës humanitare

Bojçenko: Mariupoli është në prag të katastrofës humanitare
Kiev, 4 prill 2022 (MIA) – Qyteti i rrethuar ukrainas Mariupol është në prag të katastrofës humanitare dhe në të janë mbi 100.000 njerëz të cilët akoma duhet të evakuohen, deklaroi sot kryetari i këtij qyteti Vadim Bojçenko në fjalimin e tij në media. "Ne jemi në prag të katastrofës humanitare - mbi një muaj nuk ka energji elektrike, ujë, ushqim dhe barëra. Prandaj insistojmë që të sigurohet evakuimi i plotë i popullatës, por Federata Ruse e bllokoi të gjithë ndihmën humanitare që shkon në drejtim të Mariupolit", tha Bojçenko. Ai shtoi se në qytet akoma nuk ka mbërritur një autobus për evakuim edhe krahas marrëveshjeve midis Rusisë dhe Ukrainës për hapjen e një korridori evakuimi, ndërsa disa banorë kanë arritur me automjete private të arrijnë në qytetin e afërt Berdjansk, që është nën kontrollin e Rusisë. Sipas Bojçenkos, rreth 90.000 njerëz kanë arritur të evakuohen përgjatë korridorit midis Bergjanskut dhe qytetit Zaporozhje, që është nën kontrollin e forcave ukrainase ndërsa mbi 100.000 njerëz akoma janë të ngujuar në Mariupol, njofton Si-En-En.

QËNDRONI TË LIDHUR