• e hënë, 23 dhjetor 2024

"Boing" do të deklarohet fajtor për dy fatkeqësi të aeroplanëve

Uashington, 8 korrik 2024 (MIA) - Kompania amerikane ajrore "Boing" (Boeing) do të pranojë fajin për komplot dhe do të paguajë 243 milionë dollarë gjobë për dy aksidente me aeroplan që ndodhën në vitin 2018 dhe 2019.

Ato ndodhën në Indonezi dhe në Etiopi, duke humbur jetën gjithsej 346 persona. Shkaqet e aksidenteve janë defektet teknike të modeleve të reja të aeroplanëve 737 MAKS.

Si pjesë e marrëveshjes, "Boing" do të duhet të investojë të paktën 455 milionë dollarë në përmirësime të sigurisë gjatë tre viteve të ardhshme.

Hetimi u krye nga Ministria e Drejtësisë së SHBA-së. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR