• e diel, 22 dhjetor 2024

Boçvarski: Të martën vazhdojnë bisedat për linjën ajrore Shkup-Sofje, do të kërkohet kompani që nuk do të subvencionohet

Boçvarski: Të martën vazhdojnë bisedat për linjën ajrore Shkup-Sofje, do të kërkohet kompani që nuk do të subvencionohet
Shkup, 20 janar 2022 (MIA) – Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski, sonte paralajmëroi se të marten në seancë të përbashkët të qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, do të vazhdojnë bisedat për aviolinjen Shkup-Sofje dhe se do të kërkohet kompani e cila do të zbatojë ruta të pagueshme, si për shembull Shkup-Sofje-Athinë, me qëllim që të shmanget subvencionimi i saj. Ai sonte në emisionin Vin-Vin në TV Telma, duke iu përgjigjur pyetjes nëse fluturimet Shkup-Sofje do t’i zbatojë kompania bullgare “Guliver” dhe nëse ato do të jenë fluturime me buxhet të ulët, të cilat më tej do të bëjnë interkoneksion të pranueshëm për fluturime për Kanada dhe SHBA, Boçvarski u përgjigj se në fillim do të tentojnë të bisedojnë me operatorë të cilët duhet të kenë interes financiar. “Në fillim u nisëm nga aspekti që të tentojmë të bisedojmë me operatorë të cilët janë të interesuar, pasi ato janë kompani private, ndoshta dikun edhe shtetërore, të cilat duhet të kenë interes financiar për realizimin e rutës së tillë. Kjo rutë është mjaft e shkurtë, dhe në të kaluarën është ndërprerë për shkak se nuk ka pasur numër të mjaftueshëm të udhëtarëve. Gjatë bisedave diskutuam nëse është e mundur të hapim mundësi dhe të bisedojmë me ato kompani të bëjnë një trekëndësh të caktuar, për shembull Shkup-Sofje-Athinë ose Sofje-Shkup-Stamboll, me çka do ta bëjnë të pranueshme dhe këtë pjesë për lëvizje të aviotransportit gjatë periudhës së ardhshme, por qëllimi i fundit është të kemi aviolinje Shkup-Sofje, për shkak se do të hapë mundësi të reja për qytetarët pa dallim nëse kjo kompani pastaj do ta gjejë interesin dhe do të qarkullojë nga Sofja deri në Nju-Jork ose deri në Kanada ose deri në Gjermani, kjo është absolutisht e arsyeshme për shkak se kompania duhet ta gjejë edhe interesin financiar, pa me këtë rast në fillim të orientohemi financiarisht me subvencione nga ana e shteteve”, tha Boçvarski. Ai potencoi se janë të hapura të gjitha opsionet dhe se nga dita e martë do të vazhdojnë bisedat për aviolinjen. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR