• e enjte, 04 dhjetor 2025

Boçvarski: Presim që të rritet mbështetja për LSDM-në, në zgjedhjet lokale do të paraqitemi me partnerët e koalicionit nga dhjetë vitet e fundit

Boçvarski: Presim që të rritet mbështetja për LSDM-në, në zgjedhjet lokale do të paraqitemi me partnerët e koalicionit nga dhjetë vitet e fundit

Shkup, 5 gusht 2025 (MIA) - Deputeti i LSDM-së dhe ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, sonte theksoi se pret që mbështetja e qytetarëve për LSDM-në të rritet në zgjedhjet lokale.

"Rezultatet ndryshojnë nga zgjedhjet në zgjedhje. Dhe kjo është normale dhe kjo ndodh dhe asnjë parti politike nuk mund të ketë korpusin e vet të votave që i mban dhe të cilat nuk mund të ndryshohen. Të gjitha zgjedhjet e kanë treguar këtë. Rezultatet ndryshojnë. Por, shumë më e rëndësishme se ajo që pyetet është se si jetojnë qytetarët, nëse qytetarët janë të kënaqur sot me atë që kjo Qeveri ka treguar si rezultat në vitin e kaluar, si performancë e një grupi të ri politik që njoftoi shumë, ndërsa sot qytetarët, përmes të gjitha kontakteve që kemi, thonë se absolutisht ndihen të mashtruar nga ajo që u premtua nga VMRO-DPMNE dhe në këto zgjedhje presim që qytetarët, mbi të gjitha, të hedhin votën e tyre. Është shumë e rëndësishme për ne që qytetarët, përmes ideve të tyre, propozimeve që do të japin në periudhën e ardhshme, dhe që të gjitha ato propozime t'i përfshijmë në programet tona parazgjedhore në komuna, në mënyrë që në fund të ditës të mund të paraqitemi më mirë para qytetarëve. Presim që mbështetja të rritet", tha Boçvarski në paraqitjen e sonte në emisionin "Vesti plus" në Televizionin Kanal 5.

Ai theksoi se  në zgjedhjet lokale do të paraqiten koalicioni i tyre natyror i partnerëve të koalicionit me të cilët janë paraqitur në dhjetë vitet e fundit.

"LSDM-ja do të formojë një koalicion dhe tashmë ka koalicionin e tij natyror të partnerëve të koalicionit me të cilët jemi paraqitur në dhjetë vitet e fundit. Ai koalicion do të paraqitet edhe sot së bashku në këto zgjedhje lokale me LSDM-në. Kryetari i partisë ka marrë mbështetje nga Këshilli ekzekutiv dhe është i autorizuar të flasë me të gjithë aktorët politikë. Por në këtë moment ne besojmë se duhet të kandidojmë vetëm me këtë koalicion, i cili është natyror dhe graviton rreth LSDM-së, të cilat janë kryesisht parti të krahut të majtë, por edhe parti nga qendra, VMRO-Partia Popullore. Ne do të kandidojmë me atë koalicion, por praktikisht do të monitorojmë rezultatet dhe zhvillimet. Do të kërkojmë, mbi të gjitha, mbështetje nga qytetarët", tha ai.

Ai beson se këto zgjedhje do të dërgojnë një sinjal serioz në numrin e votave të të gjitha partive politike dhe këtij koalicioni qeverisës për periudhën e ardhshme.

I pyetur nëse LSDM përjeton rezultate më të këqija se ato të mëparshmet parlamentare, nëse do të ketë ndonjë ndryshim në parti, Boçvarski potencoi se ata janë të përqendruar dhe të fokusuar në përzgjedhjen e kandidatëve më të mirë për kryetarë komunash dhe për këshilltarë, me të cilët do të kandidojnë në zgjedhjet lokale. mb/

Foto: printskrin nga video

QËNDRONI TË LIDHUR