• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Boçvarski: Kemi filluar me rehabilitimin e tranzitit nëpër Shtip

Boçvarski: Kemi filluar me rehabilitimin e tranzitit nëpër Shtip
Shkup, 13 gusht 2022 (MIA) - Qeveria, përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, si investitori më i madh në vend dhe mbështetës i komunave, punon aktivisht në realizimin e strategjisë së transportit, e i është ndërtimi dhe modernizimi i infrastrukturës rrugore në mbarë vendin, deklaroi ministri i Transport dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, i cili sot së bashku me drejtorin e NP-së për mirëmbajtjen e rrugëve rajonale dhe magjistrale, Kostadin Acevski, inspektuan rehabilitimin e tranzitit nëpër Shtip. Tranziti përmes Shtipit është duke u rehabilituar me mjetet e siguruara nga Ndërmarrja publike për mirëmbajtjen e rrrugëve rajonale dhe magjistrale, në bashkëpunim me Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, në vlerë prej 20 milionë denarë. "Më vjen shumë mirë veçanërisht që filluam me rehabilitimin e kësaj rruge. Siç u premtuam qytetarëve, sot e shohim në vepër, fillojmë me gërvishtjen e asfaltit të dëmtuar dhe shtrimin e një shtrese krejtësisht të re të asfaltit, investim prej mbi 20 milionë denarëve përmes pushtetit qendror, i cili siguron udhëtim më të sigurt për qytetarët tanë. Në periudhën e kaluar kemi rikonstruktuar tranzit nëpër qytetet tjera të vendit, Vinicë, Dellçevë, Ohër, Krushevë dhe së shpejti do të fillojë edhe rindërtimi i tranzitit nëpër Tetovë. Dua t'i siguroj të gjithë qytetarët se jemi plotësisht të përkushtuar për përmbushjen e qëllimit tonë, e ai është infrastrukturë rrugore e sigurt dhe moderne në mbarë vendin", thotë Boçvarski. Ai gjithashtu informoi se nga sot do të fillojë vendosja e rrethojës së re përgjatë lumit Otinja në zonën e qytetit të Shtipit, me të cilën theksoi se kjo është edhe një dëshmi se qeveria qendrore, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve kujdeset  për përmirësimin e zhvillimit lokal, për sigurinë dhe për përmirësimin e jetës së qytetarëve. Drejtori Acevski në deklaratën e tij theksoi se Ndërmarrja publike për mirëmbajtjen e rrugëve regjionale dhe magjistrale është duke punuar në mënyrë aktive në largimin e të gjitha problemeve në rrugë, rindërtim dhe rehabilitim aty ku është e nevojshme, me qëllim që qytetarët të udhëtojnë të sigurt dhe në rrugë moderne rrugore. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR