• e martë, 24 dhjetor 2024

BMZ fillon me investim në ZZHTI Shkup

BMZ fillon me investim në ZZHTI Shkup

Shkup, 4 shtator 2024 (MIA) - Gurthemeli i fabrikës për bateri të litiumit, investim prej 65 milionë euro nga kompania gjermane BMZ group do të vendoset sot në Zonën Zhvillimore Teknologjike Industriale (ZZHTI) në Shkup.

Në këtë aktivitet është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e kryeministrit Hristian Mickoski i cili dje deklaroi se me investimin në fjalë do të hapen 700 vende pune, ndërsa i ka paraprirë punë e palodhur dymujore dhe eliminimi i mangësive që është akumuluar në muajt e kaluar.

"Me përfundimin e këtij investimi do të rritet eksporti, ndërsa me rritjen e eksportit do të zvogëlohet diferenca, gjegjësisht deficiti ndërmjet eksportit dhe importit dhe me këtë do të rritet BPV-ja", ka thënë Mickoski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

Nga ana tjetër, LSDM-ja opozitare, në reagim ndaj deklaratës së Mickoskit tha se investimi për prodhimin e baterive të litiumit është dakorduar që në shtator të vitit të kaluar nga zëvendëskryeministri i atëhershëm për Çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi.

"Nënshkrimi i kësaj marrëveshje të rëndësishme është bërë në Frankfurt dhe paraqet rezultat të një procesi intensiv shtatë mujor të negociatave, të filluar dhe përfunduar me sukses nga LSDM-ja", u tha në kumtesën e LSDM-së opozitare.

Foto: BMZ

QËNDRONI TË LIDHUR