• e hënë, 04 nëntor 2024

Blumberg: Vendet e Evropës lindore i kanë rritur shpenzimet për mbrojtje në nivele rekord

Blumberg: Vendet e Evropës lindore i kanë rritur shpenzimet për mbrojtje në nivele rekord

Uashington, 9 tetor 2024 (MIA) - Pas invazionit rus të Ukrainës, 14 vende-anëtare të NATO-s i kanë rritur shpenzimet për mbrojtje në një nivel që nuk është parë që nga rënia e regjimeve komuniste - në 70 miliardë dollarë vetëm këtë vit, shkruan Blumberg, duke iu referuar burimeve. 

Një pjesë e rëndësishme e pajisjeve po blihet për të zëvendësuar pajisjet sovjetike të dërguara në Ukrainë, ndërsa këto vende gjithashtu po përpiqen të ndërtojnë shpejt potencialin e tyre ushtarak, të cilin shumica e tyre e kanë lëmë pas dore me dekada, thekson mediumi. 

"Pasi nuk kemi bërë pothuajse asgjë në këtë fushë për 20 vjet. kjo në thelb është një kalim nga makinat e gjeneratës së parë ose të dytë në makinat e gjeneratës së katërs ose të pestë. Kjo është si të kalosh nga një kompjuter me procesor 386 në zgjidhjet më të fundit të rrjeteve me shumë bërthama", tha shefi i Shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura sllovake, gjeneral Danijel Zmeko.

Krahu lindor i NATO-s së pari paralajmëroi rritje të shpenzimeve ushtarake kur Rusia e pushtoi Krimenë në vitin 2014, ndërsa në vitin 2021, një vit para pushtimit rus të Ukrainës, ndër ekonomit më të mëdha të kontinentit, vetëm Britania e Madhe e arriti qëllimin e Aleancës prej dy për qind të PBB-së. 

Sipas kreut të agjencisë për prokurime mbrojtëse, Mangus-Valdemar Sar, Estonia ka shpenzuar më shumë mbrojtje në 18 muajt e fundit sesa në 20 vitet e kaluara. Ministri estonez i Mbrojtjes Hano Pevkur theksoi se problemi është mungesa kronike e mjeteve. Vendi i cili ndan një kufi të përbashkët me Rusinë, ndan 3,4 për qind të PBB-së.

"Problemi është se nuk keqmi qenë në dy për qind në 30 vitet e fundit, ishim në një për qind, ndërsa disa vende janë madje edhe nën pragun e një për qind", tha ai. 

Aleanca ushtarake vlerëson se këtë vit në vendet e Evropës lindore bien pesë nga shtatë shpenzimet më të mëdha të mbojtjes të NATO-s si përqindje e PBB-së. Polonia është në vendin e parë, me mbi 4,12 për qind të PBB-së. Më pak se një muaj pas invazionit të Ukrainës, parlamenti miratoi vndim me të cilin u rrit buxheti dhe krijoi një fond të veçant për financimin e blerjeve të shtrenjta.

Në vendin e dytë është Estonia - 3,43 për qind, pastaj SHBA - 3,38 për qind, Letonia - 3,15 për qind, Greqia - 3,08 për qind, Lituania - 2,85 për qind, Finlanda - 2,41 për qind, Danimarka - 2 ,37 për qind, Britania e Madhe - 2,33 për qind dhe Rumania - 2.25 për qind, sipas Blumberg. ls/ 

QËNDRONI TË LIDHUR