• e martë, 11 mars 2025

Blumberg: SHBA-ja në takimin në Arabinë Saudite do t'i bëjë presion Ukrainës për armëpushim

Blumberg: SHBA-ja në takimin në Arabinë Saudite do t'i bëjë presion Ukrainës për armëpushim

Uashington, 11 mars 2025 (MIA) - Përfaqësues amerikanë dhe ukrainas do të takohen këtë javë në Arabinë Saudite për të biseduar kohën dhe shtrirjen e një armëpushimi fillestar me Rusinë, ndërsa të dyja delegacionet do të bisedojnë edhe për disa pika të tensionit të cilat fillmisht duhet të tejkalohen, njofton Blumberg. 

Bisedimet e planifkuar në Xheda do të pasojnë, siç transmeton Blumberg, pas disa ditësh presioni intensiv nga administrata e presidentit amerikan Donald Tramp ndaj liderit ukrainas Volodimir Zelenski, duke përfshirë pezullimin e ndihmës ushtarake dhe të inteligjencës.

Sipas Njujork tajms, lëvizje të tilla u krijuan për të bindur Zelenskin që të pajtohet me një armëpushim të pjesshëm me Rusinë, i cili më pas do të lejonte negociatat për t'i dhënë fund pushtimit trevjeçar rus.

Përfaqësuesi i presidentit amerikan për Lindjen e Mesme, Stiv Vitkof dje deklaroi se "sigurisht" shpreson që marrëveshja do të kryhet këtë javë. 

"Shkojmë atje me shpresë se do të arrijmë përparim të rëndësishëm", deklaroi Vitkof për Fokus njuz. 

Zelenski u tha liderëve të Bashkimit Evropian në Bruksel javën e kaluar se është i hapur për një armëpushim nëse Rusia pranon të ndalojë sulmet ajrore dhe operacionet detare dhe se duhet të pasojë një shkëmbim i të burgosurve. qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR