• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Blumberg: SHBA në ditët në vijim përgatit sulm ndaj Iranit

Blumberg: SHBA në ditët në vijim përgatit sulm ndaj Iranit

Uashington, 19 qershor 2025 (MIA) - Përfaqësuesit amerikan përgatisin një sulm të mundshëm ndaj Iranit në ditët në vijim, njoftoi Blumberg ,duke i'u referuar burimeve anonime të njoftuar me këtë çështje.

Burimet thonë se në vijim janë bisedat diplomatike, duke përfshirë edhe takimin e planifikuar të ministrave të punëve të jashtme të Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë me homologët e tyre iranian në Gjenevë nesër.

Disa burime thonë se është e mundur që sulmi amerikan ndaj Iranit të kryhet gjatë fundjavës.

"Përfaqësues të lartë në disa agjenci federale, gjithashtu, filluan të përgatiten për sulm, tha një burim.

Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp dje publikisht ka folur për një sulm të mundshëm ndaj Iranit, duke thënë se kishte "ide se ç'farë të bënte".

Disa orë më parë, Trampi tha" "Ndoshta do ta bëj. Ndoshta edhe nuk do ta bëj", kur ishte pyetur nëse populli ndaj Iranit është i pashmangshëm. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR