Blumberg: Plani për fitore i Zelenskit nuk kuptohet seriozisht nga Perëndimi, e quajnë "listë të dëshirave"
- - Lufta në Ukrainë po vazhdon për gati një mijë ditë. Përfaqësuesit perëndimorë nuk shohin asnjë perspektivë për përparim në luftë në "planin e fitores" të Volodomir Zelenskit dhe e quajnë atë një "listë dëshirash", shkruan Blumberg, duke cituar burime.
- Post By Fitore Curri
- 21:26, 24 shtator, 2024
Kiev, 24 shtator 2024 (MIA) - Lufta në Ukrainë po vazhdon për gati një mijë ditë. Përfaqësuesit perëndimorë nuk shohin asnjë perspektivë për përparim në luftë në "planin e fitores" të Volodomir Zelenskit dhe e quajnë atë një "listë dëshirash", shkruan Blumberg, duke cituar burime.
Një nga bashkëbiseduesit e edicionit tha se plani i presidentit ukrainas “nuk ka befasi të vërteta dhe nuk është ndryshim serioz i rregullave të lojës”.
Ata duan të dëgjojnë nga Zelenski si mund të duket fundi i luftës. Të paktën një vend perëndimor propozoi fillim të bisedimeve në këtë temë me Federatën Ruse.
Aleatët bisedojnë për mundësinë e afrimit me Vladimir Putinin para takimit të G-20 në Brazil, të caktuar për në nëntor.
“Vlerësimi i dokumentit nënvizon ndjenjën në rritje të pesimizmit midis aleatëve ndërsa konflikti ushtarak zvarritet, duke sugjeruar se është koha për një raund të ri kontaktesh me presidentin Vladimir Putin, qoftë Zelenski apo të tjerë”, thanë zyrtarë të shumtë.
Dhe të gjithë pajtohen se ka pak gjasa që “plani për fitore” i Zelenskit do ta ndryshojë rrjedhën e luftës.
Zelenski tha se zbatimi i planit mund të mundësojë përfundimin e luftës në të ardhmen, por përmes lëshimeve dhe bisedimeve me Rusinë, por për detyrimin e Moskës që të lidhë paqe sipas kushteve të Ukrainës.
Megjithatë, pikat nga plani nuk përmbajnë kurrfarë vendime të cilat do të mundeshin në mënyrë aq radikale ta ndryshojnë situatën në fushëbetejë dhe ta detyrojnë Rusinë që t’i pranojë kushtet paqësore ukrainase.
Shefi i kabinetit të presidentit të Ukrainës, Andrij Jermak, zyrtarisht konfirmoi se ftesa për NATO është pjesë e “planit fitues” të Volodomir Zelenskit.
“Ftesa e Ukrainës në NATO është pjesë e planit fitues. Ju bëra thirrje edhe partnerëve tanë që të mos e marrin parasysh kërcënimin nga përshkallëzimi i Rusisë”, tha Jermak.
Zelenski e luti Xho Bajdenin që ta miratojë ftesën zyrtare për NATO për Ukrainën dhe të angazhohet për dërgesë të rregullt të “armëve të avancuara”.
Plani “gjithashtu bën thirrje për rrugë të qartë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si dhe marrëveshje të tjera ekonomike dhe ushtarake”.
Sipas presidentit ukrainas, kjo “do ta detyrojë Vladimir Putinin të kërkojë paqe”.
Kievi është gjithashtu i shqetësuar se armëpushimi pa i përmbushur Perëndimi kërkesat e tilla ukrainase do t’i mundësojë Rusisë që përsëri të sulmojë pas armatosjes së sërishme.
Ushtarët rusë kanë thyer vijën e mbrojtjes të Forcave të Armatosura të Ukrainës përgjatë lumit Kashlagaç në perëndim të Ugledarit dhe luftimet po zhvillohen më pak se një kilometër nga rruga për në Bogojavlenka, e cila furnizon Ugledarin. Përveç kësaj, rusët përparuan ndjeshëm në jug të Selidov. Harta e Pentagonit tregonte se ushtria ruse kishte prerë rrugën midis Selidov dhe Çukurin. Pozicionet e Forcave të Armatosura të Ukrainës në Toretsk, si dhe në zonën e lumit Oskol në jug të Kupyansk, po përkeqësohen gjithashtu.
Presidenti amerikan Xho Bajden në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara deklaroi se lufta e presidentit rus Vladimir Putin është e pasuksesshme dhe se bota duhet të zgjedhë nëse do ta mbështesë Ukrainën ose do të distancohet nga ai “agresion”.
Menjëherë arritën vlerësime se Bajdeni në vend të vlerësimit real të situatës në Ukrainë, botës ia servon listën e tij të dëshirave dhe shpresave.
Ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë Peter Sijarto, sot në Nju Jork deklaroi se “kërkesa e Ukrainës që armët të cilat i furnizojnë aleatët të përdoren për caqe në territorin e Rusisë do të përfaqësonte rrezik serioz për përshkallëzim”. fc/
Fotografia: EPA