• e diel, 22 dhjetor 2024

Blumberg: Në zonën e Kurskut forcat ukrainase kapin robër 102 ushtarë rus

Blumberg: Në zonën e Kurskut forcat ukrainase kapin robër 102 ushtarë rus

Kiev, 16 gusht 2024 (MIA) - Në zonën e Kurskiut të Rusisë, një njësi e shërbimit të sigurisë së Ukrainës ka marrë peng 102 ushtarë rusë, deklaroi për Blumberg një burim anonim i mirinformuar.

Burimi thekson se një njësi e shërbimit ukrainas të sigurisë që vepron në zonën e Kurskut të mërkurën ka zënë peng 102 ushtarë rusë në një kompleks të madh nëntokësor, ku kishin rezerva të mjaftueshme municioni.

"Autoritetet ruse kanë rënë në kontakt me Ukrainën në lidhje me një shkëmbim të mundshëm të të burgosurve, deklaroi të mërkurën komisari për të drejtat e njeriut në parlamentin ukrainas", Dmitro Lubinec.

Ai nuk pranoi të jepte detaje, duke përfshirë dhe numrin e përgjithshëm të ushtarëve rusë të cilët ishin kapur.

"Ukraina tani kontrollon 1.150 kilometra katrorë të territorit rus (në zonën e Kurskut), duke përfshirë 82 fshatra dhe qytete, që nga fillimi i sulmit 10 ditë më parë", deklaroi komandanti suprem i forcave të armatosura të Ukrainës, Oleksandr Sirski.

Zëdhënësja e Pentagonit, Sabrina Sing dje deklaroi para gazetarëve se SHBA-ja po përpiqet të mësojë më shumë rreth qëllimeve të Ukrainës në ofensivën e saj kundër Rusisë, pas që Sekretari amerikan i mbrojtjes, Llojd Ostin bisedoi në telefon me ministrin e Mbrojtjes së Ukrainës, Rustem Umerov të mërkurën.

"Raportet fillestare tregojnë se disa njësi ruse janë transferuar nga Ukraina në rajonin e Kurskut për të ndihmuar në ndalimin e ndërhyrjeve ukrainase", tha Sing.

Zelenski tha se Ukraina kishte ngritur një vend komandë ushtarake në qytetin Suja në zonën e Kurskut, për të cilin Sirski potencon se do të shërbente për të mbrojtur rendin publik dhe për të përmbushur nevojat themelore të popullsisë lokale.

Me 6 gusht, forcat e armatosura të Ukrainës filluan një sulm në zonën e Kurskut në Rusi. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR