Blumberg: Irakli Kobahidze mbetet kryeministër i Gjeorgjisë
- Parlamenti i Gjeorgjisë në seancën e sotme konstituive është pajtuar që kryeministri Irakli Kobahidze të mbetet në detyrë edhe pse anëtarët e opozitës kanë bërë thirrje për bojkot në shenjë të protestës kundër rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të muajit të kaluar, raporton Blubergu.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 14:27, 28 nëntor, 2024
Tbilisi, 28 nëntor 2024 (MIA) - Parlamenti i Gjeorgjisë në seancën e sotme konstituive është pajtuar që kryeministri Irakli Kobahidze të mbetet në detyrë edhe pse anëtarët e opozitës kanë bërë thirrje për bojkot në shenjë të protestës kundër rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të muajit të kaluar, raporton Blubergu.
Në seancën e sotme Parlamenti për ministër të ri të Punëve të Jashtme e zgjodhi Mak Boçoroshvilin, ndërsa për ministër të Drejtësisë Anri Okanashvilin.
Kobahidze e mori detyrën e kryeministrit në shkurt të këtij viti.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Gjeorgjisë njoftoi se partia në pushtet "Ëndrra Gjeorgjiane" fitoi rreth 54 për qind të votave në zgjedhjet e tetorit, ndërsa liderët e partive i hoshën poshtë pretendimet e opozitës për mashtrim, ndërsa deputetët e opozitës dhe presidentja gjeorgjiane Salome Zurabishvili e bojkotuan seancën konstiturive të parlamentit.
Monitoruesit evropianë të zgjedhjeve thanë se votimi u zhvillua në një atmosferë "përçarëse" të shënuar nga raste të ryshfetit, votimit të dyfishtë dhe dhunës fizike.
BE-ja që në qershor në një kohë t[ pacaktuar e pezulloi procesin e aplikimit për anëtarësim të Gjeorgjisë, pasi parlamenti miratoi një ligj që kërkon që organizatat që marrin më shumë se 20 për qind të financimit të tyre nga jashtë të regjistrohen si "ekzekutues të interesave të një fuqie të huaj".
Foto. Arkivi i MIA-s