• e diel, 22 dhjetor 2024

Blloku i Afrikës Perëndimore konfirmoi se është gati për ndërhyrje ushtarake në Niger: Është caktuar "Dita D"

Blloku i Afrikës Perëndimore konfirmoi se është gati për ndërhyrje ushtarake në Niger: Është caktuar

 Akra, 19 gusht 2023 (MIA) - Komuniteti Ekonomik i Shteteve të Afrikës Perëndimore (ECOVAS) konfirmoi në ditën e dytë të Samitit se janë të gatshëm të dërgojnë ushtarë në Niger sapo liderët e vendeve-anëtare e miratojnë atë.

 Në ditën e dytë të samitit, i cili u mbajt në Ganë, në qytetin Akra, liderët ushtarakë të vendeve të Afrikës Perëndimore biseduan detajet e një ndërhyrjeje të mundshme ushtarake.

 Në një bisedë me gazetarët, sekretari i ECOVAS-it, Abdel Fatau Musa, tha se data e ndërhyrjes tashmë është përcaktuar, por se atë nuk do ta bëjë publike.

"Jemi të gatshëm të shkojmë sapo të marrim urdhërin. “Data D”, gjegjësisht është përcaktuar data e saktë e ndërhyrjes ushtarake në Niger, por ne nuk do ta publikojnë", tha ai. 

Përveç ndërhyrjes ushtarake, përfaqësuesit e këtij blloku ekonomik theksuan se ende e mbështesin dialogun dhe se ekziston mundësia e dërgimit të një përfaqësie diplomatike në Niger.

"Ekziston mundësia që misioni ECOVAS të udhëtojë në Niger të shtunën që të vazhdojë me kthimin paqësor të  rendit kushtetues. Jemi gati ta zgjidhim problemin në mënyrë paqësore, por duhen dy për tango. Nëse junta dëshiron të vazhdojë në mënyrë paqësore për t'u kthyer shpejt në rendin kushtetues, atëherë ne jemi të gatshëm ta tërheqim opsionin ushtarak", theksoi Musa. 

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR