Bllokada e objekteve të RTS-së në Beograd zgjat më shumë se 80 orë
- Më shumë se 80-të orë zgjati bllokada e studentëve para objekteve të Radio televizionit të Serbisë në Beograd. Prej 14 prilli në ora 22 deri më tani, janë bllokuar objektet e transmetuesit publik në qendër të Beogradit në rrugën Takovska dhe rrugën Koshtunjak, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.
- Post By Fami Bajrami
- 10:20, 18 prill, 2025

Beograd, 18 prill 2025 (MIA) - Më shumë se 80-të orë zgjati bllokada e studentëve para objekteve të Radio televizionit të Serbisë në Beograd. Prej 14 prilli në ora 22 deri më tani, janë bllokuar objektet e transmetuesit publik në qendër të Beogradit në rrugën Takovska dhe rrugën Koshtunjak, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.
Sipas paralajmërimeve të studentëve, bllokada do të zgjasë përderisa nuk ka shpallje të konkursit të ri për anëtarë të Këshillit të organit rregullator për mediat elektronike (RME) ose deri në ndërprerjen e transmetimit të programit nga RTS-ja.
Para ndërtesës qendrore të RTS-së në qendër të Beogradit, studentët në bllokadë dhe qytetarët me fishkëllyese dhe vuvuzela shprehën pakënaqësi për punën e Servisit publik.
Orari i programeve të RTS-së po emitohet me vështirësi, redaksia tashmë disa herë ka bërë thirrje për t'i dhënë fund bllokadës.
Studentët në bllokadë mbrëmë kanë paralajmëruar se Pashkët do t'i festojnë para Radio televizionit të Serbisë dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve që t'i shoqërojnë.
"Këtë festë ne e presim nën qiellin e hapur para RTS-së, sepse besojmë se lufta për të vërtetën nuk duhet të ndalet as gjatë festave. Për gjithë këto ditë bllokadë jemi bërë familje... Dhe ju jeni pjesë e asaj familjeje, ju jeni me ne. Pashkët tona janë edhe tuajat", shkruajnë në publikim studentët në Instagramin e tyre.
Ata kanë dërguar një letër deri tek Këshilli i kulturës dhe për informim duke i informuar se bllokada dhe protesta para RTS-së do të vazhdojë deri në publikimin e thirrjes publike për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të RME (organi rregullator për mediat elektronike).
"Prej të hënës në ora 22 vazhdon bllokada ilegale e objekteve të Radio dhe televizionit të Serbisë për shkak që punonjësit janë penguar të hyjnë në vendet e tyre të punës. RTS-ja po rregullon orarin e programit për shkak të kushteve të vështira për punë", publikuan nga RTS në X. rq/
Foto: MIA