Blinkeni "thellë i shqetësuar" për shkak të arrestimit rus të gazetarit amerikan
- - Sekretari shtetëror amerikan, Entoni Blinken sot deklaroi se është "thellë i shqetësuar" nga arrestimi rus i gazetarit amerikan dhe i dënoi përpjekjet e Moskës që t'i "dënojë" mediat.
- Post By Fitore Curri
- 18:49, 30 mars, 2023

Uashington, 30 mars 2023 (MIA) - Sekretari shtetëror amerikan, Entoni Blinken sot deklaroi se është "thellë i shqetësuar" nga arrestimi rus i gazetarit amerikan dhe i dënoi përpjekjet e Moskës që t'i "dënojë" mediat.
"Jemi thellë të shqetësuar për arrestimin e publikuar të një shtetasi amerikan - gazetar në Rusi," tha Blinkeni në një deklaratë, duke menduar për gazetarin e "Uall Strit Zhurnall", Evan Gershkoviç.
SHBA-ja në përgjithësi shmang emrat e shtetasve të arrestuar jashtë vendit pa marrë leje zyrtare nga familjet e tyre. fc/