• e hënë, 23 dhjetor 2024

Blinkeni: SHBA është kundër zhvendosjes me forcë të palestinezëve nga Gaza

Blinkeni: SHBA është kundër zhvendosjes me forcë të palestinezëve nga Gaza

 Uashington, 10 maj 2024 (MIA) - Në një bisedë telefonike mbrëmë me ministrin e Punëve të Jashtme të Egjiptit, Sameh Shukri, Sekretari i Shtetit Antoni Blinkeni e konfirmoi "pozicionin e qartë të presidentit Xho Bajdenit se SHBA nuk mbështesin një operacion të madh ushtarak në Rafah dhe janë kundër çdo lloj zhvendosje të detyruar të palestinezëve në Gazë", deklaroi zëdhënësi Metju Mileri.

 Mileri tregoi edhe se Blinkeni "e ka shprehur mbështetjen e SHBA-së për hapjen e sërishme  të pikës kufitare Rafah dhe vazhdimin e dërgesave të ndihmave humanitare të nevojshme urgjentisht".

 Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dje njoftoi se Izraeli e ka ngritur flamurin e tij në pikën kufitare Rafah, ,me çfarë kontrolli kryesor i kufirit me Egjiptin është marrë nga Hamasi.

 Pas shtatë muajsh luftë në Rafah strehim gjetën  më shumë se 1.4 milionë palestinezë. Ndërkohë, Izraeli lëshoi ​​një urdhër për evakuimin e popullsisë nga pjesa lindore e qytetit.

 Blinkeni gjithashtu  shprehu  mirënjohje për Egjiptin për ndërmjetësimin e negociatave për të arritur një armëpushim të përkohshëm në këmbim të lirimit të pengjeve.

 

QËNDRONI TË LIDHUR