• e shtunë, 23 nëntor 2024

Blinkeni nga Kajroja: Armëpushimi në Gazë është mënyra më e mirë për të siguruar stabilitet rajonal

Blinkeni nga Kajroja: Armëpushimi në Gazë është mënyra më e mirë për të siguruar stabilitet rajonal

 Kajro, 18 shtator 2024 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinkeni, sot në Kajro deklaroi se armëpushimi që synon t'i japë fund luftës ndërmjet Izraelit dhe Hamasit palestinez në Rripin e Gazës është mënyra më e mirë për të siguruar stabilitet rajonal.

 "Të gjithë e dimë se armëpushimi është shansi më i mirë për t'u marrë me krizën humanitare në Gazë dhe rrezikun për stabilitet rajonal", tha Blinkeni në një konferencë për shtyp me shefin e diplomacisë egjiptiane, Badër Abdelati.

 Në Kajro, Blinkeni u takua edhe me presidentin egjiptian Abdel Fatah al-Sisi, i cili premtoi të intensifikojë përpjekjet për të arritur një armëpushim në Rripin e Gazës.

 Presidenti egjiptian "shkëmbeu mendime me Blinken për mënyrat për të intensifikuar përpjekjet e përbashkëta midis Egjiptit, SHBA-së dhe Katarit për të çuar përpara negociatat për një armëpushim dhe shkëmbimin e pengjeve dhe të burgosurve", theksohet në kumtesën e Kabinetit të presidentit egjiptian. 

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR