Blinkeni nesër kthehet në Izrael
- Sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinken nesër sërish do ta vizitojë Izraelin dhe do të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe përfaqësues të tjerë izraelitë, bëri të ditur sot zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Metju Miler.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 17:05, 15 tetor, 2023

Uashington, 15 tetor 2023 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinken nesër sërish do ta vizitojë Izraelin dhe do të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe përfaqësues të tjerë izraelitë, bëri të ditur sot zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Metju Miler.
Blinkeni për momentin është në Kajro, një stacion kalimi nga vizita e tij në Lindjen e Mesme, pas sulmit mbi Izraelin më 7 tetor nga grupi militant palestinez Hamas, raportoi Si-En-En-i.
Blinkeni në katër ditët e fundit e vizitoi Izraelin, ndërsa më pas Jordaninë, Katarin, Bahreinin, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Foto: Arkivi i MIA-s