Blinkeni në takim me Mikatin në Londër: Nevojë urgjente për një zgjidhje të konfliktit në Liban
- Sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinkeni, sot në Londër ka takuar kryeministrin libanez Naxhib Mikati dhe ka theksuar se ekziston "nevojë urgjente" për zgjidhje diplomatike të konfliktit në Liban ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 12:32, 25 tetor, 2024
Londër, 25 tetor 2024 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinkeni, sot në Londër ka takuar kryeministrin libanez Naxhib Mikati dhe ka theksuar se ekziston "nevojë urgjente" për zgjidhje diplomatike të konfliktit në Liban ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut.
Është e rëndësishme që njerëzit në të dyja anët e kufirit të mund të kthehen në shtëpitë e tyre", tha Blinkeni, siç raportohet nga Skaj njuz.
Blinkeni sot ndaras do të takohet edhe me ministrat e punëve të jashtme të Jordanisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, ndërsa pritet këto bisedime të fokusohen në mbështetjen e planeve për stabilitetin, sigurinë dhe rimëkëmbjen e popullit të Gazës pas përfundimit të luftës.
Takimi me Mikatin pasoi turneun treditor të Blinken në Lindjen e Mesme, gjatë të cilit ai vizitoi Izraelin, Arabinë Saudite dhe Katarin.
Foto: Skrinshot