• e hënë, 23 dhjetor 2024

Blinkeni mbërriti në Izrael në takime të reja me Netanjahun dhe Galantin

Blinkeni mbërriti në Izrael në takime të reja me Netanjahun dhe Galantin

 Tel Aviv, 22 tetor 2024 (MIA)  - Sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinkeni, sot ka mbërritur në Izrael në takime me liderët izraelitë, që është stacioni i parë i turneut të tij në Lindjen e Mesme që përfshin vizita në Jordani dhe Katar.

 Gjatë ditës, Blinkeni do të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe ministrin e Mbrojtjes Joav Galant.

 Siç paraprakisht u paralajmërua nga Departamenti i Shtetit, Blinkeni udhëton për në Lindjen e Mesme për të konfirmuar përkushtimin e SHBA për sigurinë e shtetit hebre dhe të bisedojë  për mënyrat për arritjen e paqes.

 Shefi i diplomacisë amerikane do të bisedojë  për opsionet për përfundimin e luftës në Gazë, sigurimin e lirimit të të gjithë pengjeve dhe zgjerimin e ndihmës humanitare.

 Blinkeni do të flasë edhe për planifikimin e një periudhe pas konfliktit në Rripin e Gazës pa sundimin e Hamasit. Temat e bisedës do të përfshijnë edhe mënyrat për arritjen e zgjidhjes diplomatike midis Izraelit dhe Hezbollahut, e cila do të ishte në përputhje me rezolutën 1701 të Këshillit të Sigurimit të KB-së dhe do t'u lejojë civilëve nga të dyja anët e kufirit të kthehen në shtëpitë e tyre.

 Udhëtimi i fundit i Blinkenit në Lindjen e Mesme, i 11-ti në rajon që kur militantët palestinezë të Hamasit sulmuan Izraelin jugor më 7 tetor, i ndjekur nga një sulm izraelit në Gazë, vjen pasi ushtria izraelite ka përforcuar operacionet në enklavën palestineze si dhe në Liban. kundër Hezbollahut proiranian.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR