• e hënë, 23 dhjetor 2024

Blinkeni e vazhdoi turneun e tij në Lindjen e Mesme me qëllim që ta parandalojë përhapjen e konfliktit në Gazë

Blinkeni e vazhdoi turneun e tij në Lindjen e Mesme  me qëllim që ta parandalojë përhapjen e konfliktit në Gazë

 Abu Dhabi, 8 janar 2024 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinkeni sot  e vazhdoi  turneun në Lindjen e Mesme dhe takimet me liderët arabë, si pjesë e  përpjekjeve diplomatike që të ndalohet përhapja e mëtejshme të luftës në Gazë.

Në Emiratet e Bashkuara Arabe, Blinkeni u takua me sundimtarin e Abu Dhabit, sheikun Mohamed Bin Zajed Al Nahjan, ndërsa më vonë sot, para se të niset për në Izrael, duhet të bisedojë edhe  me Princin e Kurorës Saudite Mohamed bin Salman, në qytetin oaz të Al Ullah. 

Blinkeno dje i vizitoi Jordaninë dhe Katarin dje dhe u përpoq t'i bindë  liderët e atyre vendeve arabe se SHBA-ja kundërshton zhvendosjen e palestinezëve jashtë Rripit të Gazës. 

 Ai propozoi në vend të kësaj,    Uashingtoni zyrtar dëshiron që fqinjët myslimanë të Izraelit të luajnë një rol aktiv në organizimin e një qeverie të ardhshme në Rripin e Gazës.

Sekretari amerikan i Shtetit u kërkon shteteve arabe të përpiqen t'i ulin tensionet me Libanin, Sirinë, Irakun dhe huthët jemenas, të cilat janë intensifikuar që nga shpërthimi i konfliktit midis Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas. 

Blinkeni dejlaroi dje në Katar se sulmet e huthëve kanë ndërprerë ose devijuar gati 20 për qind të transportit detar global, duke rritur më tej çmimin e mallrave, duke përfshirë ushqimin dhe karburantin. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR