• e shtunë, 23 nëntor 2024

Blinkeni e akuzoi Rusinë për krime kundër njerëzimit në Ukrainë

Blinkeni e akuzoi Rusinë për krime kundër njerëzimit në Ukrainë

 Nju-Jork, 20 shtator 2023 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinkeni sot ka akuzuar Rusinë për krime kundër njerëzimit në Ukrainë.

 "Rusia pothuajse çdo ditë kryen krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Ukrainë", tha Blinkeni në takimin e Këshillit të Sigurimit së KB-së kushtuar luftës. 

 Takimin e e hapi Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore, Antonio Gutereshi, i cili paralajmëroi se lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka rritur tensionet gjeopolitike.

 Pas Gutereshit, për herë të parë  Këshillit të Sigurimit foli edhe presidenti ukrainas Volodimir Zelenski.

 Zelenski u largua nga salla para fjalimit të Blinken. Siç pritej, nuk u kthye as për fjalimin e ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov.

Që nga fillimi i pushtimit rus mbi Ukrainë para 19 muajve, Këshilli i Sigurimit është mbledhur dhjetëra herë për këtë çështje. Por, ai nuk mund të ndërmarrë ndonjë veprim të vërtetë sepse Rusia ka të drejtën e vetos. 

 Foto: KS i KB-së

 

QËNDRONI TË LIDHUR