• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Blinken: Vendimi i Kinës për të dërguar armë në Rusi do t'i rrezikojë marrëdhëniet me SHBA-në

Blinken: Vendimi i Kinës për të dërguar armë në Rusi do t'i rrezikojë marrëdhëniet me SHBA-në

 Munih, 19 shkurt 2023 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinken, sot deklaroi se vendimi i Kinës për dërgimin e armëve në Rusi do të ketë “pasoja të rënda” në marrëdhëniet mes dy superfuqive.

"Ekzistojnë lloje të ndryshme të ndihmës vdekjeprurëse që Pekini mendon t'i dërgojë, që përfshin armë", tha Blinken në një intervistë me Rn-Bi-Si, duke shtuar se Uashingtoni së shpejti do të publikojë më shumë detaje për këtë. 

Blinkeni dhe diplomati i lartë kinez Vang Ji u takuan dje në margjinat e Konference së Sigurisë në Mynih, disa orë pasi Vangu tha se Uashingtoni ka vepruar "histerikisht" në rrëzimin e balonës kineze.

Vangu i tha Blinkenit se SHBA-ja duhet të "përballet dhe të zgjidhin dëmin" në marrëdhëniet dypalëshe "të shkaktuara nga përdorimi joselektiv i forcës",  bëri të ditur sot  Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës.

Autoritetet amerikane bënë të ditur se analizat e deritanishme të mbetjeve të balonës gjigante kineze që u rrëzua më 4 shkurt në breg të Karolinës së Jugut e konfirmon përfundimin për spiunazh. 

Në intervistën për En-Bi-Si, Blinkeni tha se Vangu nuk kishte kërkuar falje për hyrjen e balonës kineze në hapësirën ajrore të SHBA-së. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR