Blinken shkon në takimin e fundit të NATO-s, në krye të agjendës - mbështetja për Ukrainën
- Sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinken niset për në takimin e tij, ndoshta të fundit të NATO-s në Bruksel, ku sot dhe nesër - në fokus të takimeve të ministrave të jashtëm është përforcimi i mbështetjes aleate për Ukrainën para kthimit të Donald Trampit në Shtëpinë e Bardhë në janar.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:11, 3 dhjetor, 2024
Uashington, 3 dhjetor 2024 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinken niset për në takimin e tij, ndoshta të fundit të NATO-s në Bruksel, ku sot dhe nesër - në fokus të takimeve të ministrave të jashtëm është përforcimi i mbështetjes aleate për Ukrainën para kthimit të Donald Trampit në Shtëpinë e Bardhë në janar.
Blinken do të bisedojë për prioritetet transatlantike të sigurisë, përfshirë edhe mbështetjen për luftën në Ukrainë kundër invazionit rus, thellimin e bashkëpunimit m partnerët jugorë të NATO-s në Lindjen e Afërt, Afrikën Veriore dhe përgatitja për samitin e ardhshëm në Hagë. Presidenti në largim, Xhozef bajden nuk do të jetë në funksion kur liderët e NATO-s do të tubohen në samitin e tyre të ardhshëm në qershor, por ai i përforcoi dërgesat e armëve për Ukrainën në muajt e fundit dhe gjithashtu i lhetësoi kufizimet për atë se si Kievi mund t'i përdorë armët.
Blinken nga Brukseli do të udhëtojë drejt Maltës, ku të enjten do të marrë pjesë në tkaimin e ministrave të punëve të jashtme të organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Evropë. ab/
foto: EPA