• e diel, 22 dhjetor 2024

Blinken: SHBA-ja do të mirëpriste çdo lëvizje të Iranit për të ngadalësuar programin e tij bërthamor

Blinken: SHBA-ja do të mirëpriste çdo lëvizje të Iranit për të ngadalësuar programin e tij bërthamor

Uashington, 15 gusht 2023 (MIA) - Sekretari shtetëror amerikan, Entoni Blinken sot deklaroi se nuk mund ta konfirmojë raportin se Irani i ka ngadalësuar rezervat me uranium të pasuruar, por theksoi se çdo hap i Teheranit për qetësim të situatës për "kërcënimin e rritur bërthamor" do të ishte i mirëseardhur. 

Blinkeni tha se Irani po i zhvendos të burgosurit amerikanë në arrest shtëpiak, të cilët nuk kanë lidhje me asnjë aspekt tjetër nga politika amerikane ndaj Iranit, që sipas tij është reflektim i strategjisë së parandalimit, presionit dhe diplomacisë. 

Siç ishte publikuar më parë, Irani ka mundësi që të lirojë pesë shtetas amerikanë si pjesë e marrëveshjes për shkrirje të 6 miliardë dollarëve nga fondet iraniane në Korenë e Jugut. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR