• e hënë, 23 dhjetor 2024

Blinken: SHBA-ja angazhohet që Hamasi dhe Izraeli tani të arrijnë marrëveshje për armëpushim

Blinken: SHBA-ja angazhohet që Hamasi dhe Izraeli tani të arrijnë marrëveshje për armëpushim

Tel-Aviv, 1 maj 2024 (MIA) - SHBA-ja kryen presion që Izraeli dhe Hamasi "për momentin" të arrijnë marrëveshje për armëpushim me lirimin e pengjeve pas pothuajse shtatë muajve luftime në Gaza Strip, deklaroi sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken në Tel-Aviv.

"Madje edhe në këto kohë të vështira, ne jemi të vendosur të arrijmë armëpushim, me të cilën pengjet do të kthehen në shtëpi, dhe këtë ta arrijmë tani. Ndërsa shkaku i vetëm pse kjo nuk do të ndodhte është Hamasi", tha Blinken sot në Tel-Aviv gjatë takimit me presidentin izraelit Isak Hercog.

Ndërmjetësit Egjipti, Katari dhe SHBA-ja, ende e presin përgjigjen e Hamasit, për ofertën më të re për armëpushim, e cila përfshin fund të ofensivës izraelite në Rripin e Gazës dhe lirimin e të burgosurve palestinezë në këmbim për lirimin e pengjeve, të cilët Hamas i ka sekuestruar më 7 tetor gjatë sulmit mbi Izraelin jugor.

Blinken dje i ka bërë presion Hamasit që ta "pranojë pa anulim shtesë", armëpushimin, të cilën ai e përshkroi ai "propozim jashtëzakonisht bujar nga Izraeli".

Hamasi, megjithatë, kërkon "armëpushim të përhershëm" përpara çdo marrëveshjeje për lirimin e pengjeve, të cilën Izraeli e ka refuzuar deri më tani, duke vazhduar të tregojë se do të nisë ofensivën tokësore në Rafah, qytet në Rripin jugor të Gazës që konsiderohet bastioni i fundit lokal i Hamasit dhe ku rreth 1,5 milionë palestinezë tani janë zhvendosur kryesisht nga lufta.

Gjatë vizitës së tij në Izrael, Blinken pritet të bëjë presion ndaj qeverisë izraelite që të lejojë më shumë ndihma të hyjë në Rripin e Gazës, ku KB-ja ka paralajmëruar për urinë e pashmangshme për shkak të mungesës së ushqimit.

Sekretari amerikan i Shtetit do të takohet sot me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe do të vizitojë Ashdod, portin izraelit pranë Gazës, i rihapur kohët e fundit për të dërguar ndihma në territorin palestinez. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR