• e hënë, 23 dhjetor 2024

Blinken: SHBA-ja është në koordinim të ngushtë me aleatët dhe partnerët ndërsa situata në Rusi vazhdon të zhvillohet

Blinken: SHBA-ja është në koordinim të ngushtë me aleatët dhe partnerët ndërsa situata në Rusi vazhdon të zhvillohet

Uashington, 24 qershor 2023 (MIA) - Sekretari amerikan i shtetit Entoni Blinken sot ka realizuar një bisedë telefonike me ministrat e Punëve të Jashtëm të Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe me përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme të BE-së, dhe për situatën aktuale në Rusi, njoftoi sot Departamenti i shtetit. 

"Sekretari Blinken përsëri ka theksuar se nuk ka ndryshime në mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Ukrainën. Shtetet e Bashkuara mbeten në koordinim të ngushtë me aleatët dhe partnerët ndërsa situata vazhdon të zhvillohet", deklaroi zëdhënësi Metju Miler. qa/shk/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR