• e hënë, 23 dhjetor 2024

Blinken: Presidenti Si nuk mendon se Putini duhet të përgjigjet për krimet në Ukrainë

Blinken: Presidenti Si nuk mendon se Putini duhet të përgjigjet për krimet në Ukrainë

Uashington, 20 mars 2023 (MIA) – Shefi i diplomacisë amerikane, Entoni Blinken, deklaroi se vizita e sotme e presidentit kinez, Si Xhinping në Moskë, pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dha urdhër për arrestimin e liderit rus, Vlladimir Putin, sugjeron se Pekini nuk mendon se Kremlini duhet të përgjigjet për krimet në Ukrainë.

"Bota nuk duhet mashtruar me çfarëdo hapi taktik të Rusisë, të mbështetur nga Kina ose ndonjë vend tjetër, për ta ndaluar luftën sipas kushteve të veta, u kumtoi Blinkeni gazetarëve", transmeton Bi-Bi-Si.

Presidenti rus, Vlladimir Putin sot në fillim të takimit me Si deklaroi se Moska është e vetëdijshme dhe e respekton nismën kineze për zgjidhjen e qetë të konfliktit në Ukrainë.

"Me kujdes i kemi shqyrtuar propozimet e juaja për zgjidhjen e krizës akute në Ukrainë. Kuptohet, do të kemi mundësi të bisedojmë për këtë", tha Putini, duke iu drejtuar liderit kinez, i cili sot arriti në Moskë në vizitë shtetërore.

QËNDRONI TË LIDHUR