• e hënë, 01 korrik 2024

Blinken pas takimit me Sisin: Rruga drejt shtetit palestinez është mënyra më e mirë për izolim të Iranit

Blinken pas takimit me Sisin: Rruga drejt shtetit palestinez është mënyra më e mirë për izolim të Iranit

Kajro, 11 janar 2024 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken sot deklaroi se rruga drejt krijimit të shtetit palestinez është mënyra më e mirë për stabilizim të Lindjes së Afërt dhe izolim të Iranit dhe aleatëve të tij.

"Nëse nisemi në atë rrugë, ajo është mënyra më e mirë e mundur që të izolohet dhe margjinalizohet Irani dhe aleatët e tij të cilët shkaktojnë aq shumë probleme, për ne dhe për pothuajse çdo vend tjetër në rajon", deklaroi Blinken pas tkaimit me presidentin egjiptian, Fatah el Sisi në Kajro, transmetojnë mediumet britanike.

Vizita e Blinkenit në Kajro vjen vetëm një ditë pasi që Egjipti dhe Jordania paralajmëruan se aksioni ushtarak i Izraelit, në të cilin jetën e humbën mbi 23.000 palestinezë, nuk guxon të çojë drejt zhvendosjes së mbi dy milionë personave nga Rripi i Gazës apo drejt okupimit izraelit të rajonit. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR