• e hënë, 23 dhjetor 2024

Blinken: Palestinezët nuk guxojnë të zhvendosen me dhunë

Blinken: Palestinezët nuk guxojnë të zhvendosen me dhunë

Rramallah, 5 nëntor 2023 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken sot arriti për vizitë të paparalajmëruar në Bregun Perëndimor dhe u takua me presidentin e Administratës palestineze, Mahmud Abaz.

"Blinken e konfirmoi përkushtimin e SHBA-së për sigurim të ndihmës humanitare dhe vendosje të sërishme të shërbimeve thelbësore në Gazë. Ai, gjithashtu, qartë bëri me dije se palestinezët nuk guxojnë të zhvendosen me dhunë", deklaroi zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Methju Miler.

Ai shtoi se Blinken dhe Abaz biseduan edhe për përpjekjet për kthim të paqes dhe stabilitetit në bregun perëndimor, përfshirë edhe nevojën për ta "ndalur dhunën ekstremiste ndaj palestinezëve dhe të thirren në përgjegjësi sulmuesit".

Blinken në takimin me Abazin përsëriti se SHBA-ja mbetet "e përkushtuar në avancimin e masave të njejta të dinjitetit dhe sigurisë për palestinezët dhe izraelitëve".

Sekretari amerikan i Shtetit theksoi se SHBA-ja punon në "realizimin e aspiratave legjitime të palestinezëve për formim të shtetit palestinez". ab/

foto: DPА

QËNDRONI TË LIDHUR