• e hënë, 23 dhjetor 2024

Blinken për vizitë në Meksikë në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për fluksin e emigrantëve

Blinken për vizitë në Meksikë në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për fluksin e emigrantëve

Uashington, 27 dhjetor 2023 (MIA) - Shefi i diplomacisë amerikane Entoni Blinken sot do të udhëtojë për në Meksikë në përpjekje për të gjetur zgjidhje për fluksin e ri të emigrantëve në kufi, temë e një debati të ashpër politik në SHBA.

Udhëtimi i rrallë në kohë të festave vjen ndërsa zyrtarët e zgjedhur republikanë në Kongres kërkojnë një marrëveshje për emigrimin me administratën e Presidentit Xho Bajden në këmbim të mbështetjes së tyre për pakon e re të ndihmës për Ukrainën.

Javët e fundit, rreth 10.000 njerëz në ditë janë përpjekur të kalojnë ilegalisht kufirin jugor të SHBA-së, gati dyfishi i numrit para pandemisë Kovid-19. Një karvan me mijëra emigrantë u larguan nga Meksika jugore të dielën në përpjekje për të arritur në SHBA. Të mbingarkuar nga fluksi, autoritetet amerikane është dashur të mbyllin vendkalimet kufitare për t'u përballë me emigrantët që përpiqen të kalojnë ilegalisht.

Blinken sot në Meksiko Siti duhet të takohet me presidentin meksikan Andres Manuel Lopez Obrador. Sekretari shtetor do të shoqërohet nga ministri i Sigurisë së brendshme, veçanërisht përgjegjës për policinë kufitare, Alehandro Majorkas dhe këshilltaren për sigurinë e brendshme, Liz Shervud-Randal. Presidenti Lopez Obrador, i cili përmes telefonit bisedoi me Xho Bajdenin të enjten, 21 dhjetor, premtoi se do t'i përforcojë masat për kufzimin e emigrantëve në jug të vendit, në kufitin me Guatamalën. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR