• e martë, 24 dhjetor 2024

Blinken: Nuk mund të lejojmë Putini të kalojë pa u ndëshkuar

Blinken: Nuk mund të lejojmë Putini të kalojë pa u ndëshkuar
Nju-Jork, 22 shtator 2022 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken sot i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar ta detyrojë presidentin rus, Vlladimir Putin "ta paguajë faturën për shkak të invazionit në Ukrainë". "Nuk mund ta lejojmë presidentin Putin të kalojë pa u ndëshkuar", tha shefi i diplomacisë amerikane në mbledhjen e Këshillit të sigurimit kushtuar Ukrainës. "Rendi ndërkombëtar i cili na tuboi sot këtu dhe të cilin po tentojmë ta ruajmë po rrënohet para syve tanë", paralajmëroi ai në shoqëri të kolegëve të tij në Këshill, duke e dënuar eskalimit e kohëmëparshëm, posaçërisht referendumin për bashkangjitje të territoreve nën kontrollin rus. "Ajo që presidenti Putin vendosi se mu këtë javë, derisa shumica e liderëve botërorë u tubuan në KB, të hedhë benzinë në zjarrin që vetë e ndezi, e tregon përbuzjen e plotë ndaj Kartës së Kombeve të Bashkuara", tha Blinken.
Mbledhja mbahet në prani të ministrit rus të Punëve të Jashtme, Sergej Llavrov, por ai nuk u ulë në tryezën e Këshillit gjatë fjalimit të ministrit, por u prezantua nga zëvendësi i tij. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR