• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Blinken: Nuk ka indikacione se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore

Blinken: Nuk ka indikacione se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore

Uashington, 16 qershor 2023 (MIA) - Nuk ka indikacione se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore  dhe SHBA nuk sheh arsye për ta ndryshuar gatishmërinë e forcave të saj bërthamore, tha sekretari shtetëror amerikan Entoni Blinken.

Më herët sot, presidenti rus Vladimir Putin tha se "teorikisht" Rusia mund të përdorë armë bërthamore në rast të një kërcënimi për integritetin ose ekzistencën e saj territoriale, por se kjo nuk ishte e nevojshme.

Blinken, gjithashtu, i mohoi informacionet se ka pasur marrëveshje midis SHBA-së dhe Iranit për programin bërthamor iranian. Ai bindi se nuk ka marrëveshje të tillë, pasi në media u shfaqën informacione në këtë drejtim. sa/

Foto: Arkivi i MIA

QËNDRONI TË LIDHUR