• e hënë, 23 dhjetor 2024

Blinkeni nga Mongolia: Të gjitha palët në Lindjen e Mesme duhet të shmangin përshkallëzimin e aksioneve

Blinkeni nga Mongolia: Të gjitha palët në Lindjen e Mesme duhet të shmangin përshkallëzimin e  aksioneve

 Ulan Bator, 1 gusht 2024 (MIA) - Shefi i diplomacisë amerikane, Antoni Blinken, sot u bëri thirrje të gjitha palëve në Lindjen e Mesme që të deeskalojnë dhe menjëherë të arrijnë armëpushim në Gazë.

"Sa i përket Lindjes së Mesme, rajoni për momentin është në rrugën e rritjes së konfliktit, dhunës, vuajtjes dhe pasigurisë, dhe kjo fillon me një ndërprerje dhe ndalim, për të cilën  po punojmë", tha Blinkeni gjatë një konference për shtyp në Mongoli. 

 Sekretari i Shtetit shtoi se kjo nënkupton që të dyja palët fillimisht të bisedojnë me njëra-tjetrën dhe të përmbahen nga masat që kontribuojnë në përshkallëzimin.

 Siç bëri një ditë më parë në Singapor, Blinkeni nuk e komentoi drejtpërdrejt vdekjen e liderit të lëvizjes islamike palestineze Hamas dhe refuzoi të "spekulojë" mbi ndikimin që vdekja e tij mund të kishte në armëpushimin në Gazë.

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR