• e enjte, 14 nëntor 2024

Blinken në takim me presidentin brazilian, Silva

Blinken në takim me presidentin brazilian, Silva

Brazilia, 21 shkurt 2024 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtteit, Entoni Blinken u takua me presidentin brazilian, Luis Inasio Lula da Silva në periudhë të skandalit diplomatik pasi që lideri brazilian e krahasoi luftën e Izraelit në Rripin e Gazës me gjenocidin nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në një koment të shkurtë para mediumeve, në takimin në pallatin presidencial në Brazil, Lula foli për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA, në nëntor.

Blinken u përgjigj se politika amerikane është fuqishëm "e polarizuar" dhe se zgjedhjet do të reduktohen në luftë për gjashtë apo shtatë shtete, prëfshirë Pensillvaninë, Miçigenin, Viskonsinin dhe Nevadën.

"Ka gjithnjë e më pak votues të papërcaktuar. Po zhvillohet luftë për një segment shumë të hollë të truoit votues", shtoi Blinken.

Autoritetet amerikane presin Lula dhe Blinken të kenë bisedë serioze për çështjet globale të sigurisë, përfshirë edhe konfliktin në Gazë të shkaktuar nga sulmi i militantëve të Hamasit më 7 tetor në jug të Izraelit.

Të hënën, Izraeli kumtoi se Lula nuk është i mirëseardhur në vend derisa nuk heqë dorë nga komentet e tij.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Methju Miler dje deklaroi se Uashingtoni nuk dakordohet me komentet e Lulas, por refuzoi të përgjigjet se çka do t'i thotë Blinken Lulas në takim për këtë çështje.

Presidenti brazilian i dha këto komente pas vizitës së tij të fundit në Lindjen e Afërt javën e kaluar dhe mu para takimit të minsitrave të jashtëm në Rio de Zhanejro gjatë kryesimit brazilian me grupin e ekonomive të përparuara G20.

Uashingtoni, i cili i jep Izraelit mbështetje diplomatike, i bëri thirrje Tel Avivit t'i mbrojë civilët palestinezë, por e mbështeti të drejtën e vendit për sulm të militantëve të Hamasit në Rripin e Gazës.

Para udhëtimit të Blinkenit në Amerikën Jugore, ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për hemisferën perëndimore, Brajan Nikols u tha gazatearëve se ndarja e ideve për konfliktin në Gazë do të jetë "kyçe për bisedën" mes të dyve.

"Ata, gjithashtu, do të bisedojnë për përpjekjet për promovim të dmeokracisë në Venezuelë, partneritetin amerikano-brazilian për të drejtat e punëtorëve dhe bashkëpunimin për tranzicion të energjisë së pastër", tha Nikols. ab/

Foto: ЕPА

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR